1000+ Interesting Park Background Photos Pexels · Free Stock Photos


Përshëndeje! Unë jam Teuta Lelaj, mësuese matematike në shkollën 9 - vjeçare "Kongresi i Manastirit", Tiranë. 

Më pëlqen shumë puna me nxënësit në projekte të ndryshme ndërkurrikulare dhe Etwinning na e ka dhënë këtë mundësi për t'i realizuar më së miri ato.

Ja disa nga punët e projektit tonë: 














































(Pjesë nga ditari i Albanës)
U zgjova si çdo ditë tjetër me mendimin se do të ishte një mëngjes i zakonshëm karantine. Hap dritaren.
Dielli shkëlqente e më dha një ndjesi të ngrohtë si asnjëherë më parë. Shikoj qiellin dhe zogjtë që vërtiten në atë qiell të pafund.
Ah, më kaploi një dëshirë e pamundur atë çast. Sikur të isha një zog e të fluturoja nga këtu!
Dielli ma bënte me sy, si për inat që ai ishte aty lart e unë këtu poshtë në dhomë.
Dola nga dhoma, përqafova mamin e më tha:
- Ke ndonjë mendim çfarë do bësh sot?
E unë i tund kokën si një shenjë mohimi. Të gjithë jemi mërzitur brenda nga ky armik i padukshëm, Covid-19. Por që të jemi të sigurt duhet të qëndrojmë brenda me familjen tonë.
Kushërira ime po luante me një top të vogël, e në atë moment më erdhi ndërmend planeti ynë, Toka.
Toka jonë e dashur, të cilës po i rritet temperatura si një fëmijë i vogël, që po mbytet
e po shkatërrohet dalëngadalë.
E nga kush?
Nga vetë ne,nga njerëzit.Toka po na mban mbi
shpinë dhe ja si po ja shpërblejmë ne. Duke i shkaktuar mijëra semundje, ku
njëra prej të cilave është ngrohja globale. Më erdhën këto mendime në kokë, sa
kujtova Tokën.
U ndjeva keq! Ndjeva një shtrëngim të fortë në
kraharor. Shikoni ça po i bëjmë Tokës, planetit tonë. U mendova gjatë dhe pasi
u mendova mirë vendosa të krijoj disa postera me mesazhe sensibilizuese për
Tokën dhe më pas t'i ngjisnim nëpër mure poshtë pallatit.Disa mesazhe që të
ngelen në mendjet e njerëzve e të kuptojnë sadopak atë që i kemi bërë Tokës.
Thirra dhe kushërirën time për të më ndihmuar. U ulëm të dyja në tavolinë dhe filluam punën. Mami na shikonte e gëzuar dhe  elumtur për punën që po bënim. Pasi i mbaruam, mami na ndihmoi që ti ngjisnim në muret e pallatit.
U ndjeva mirë që ndihmova Tokën.
Bëra diçka për Të!
Kur ia tregova këtë ide shoqes time edhe ajo kishte dëshirë të merrte pjesë ne këtë mision.
Bëri  postera e i ngjiti poshtë pallatit të saj.
Nëse, të gjithë bashkë bëjmë diçka për Tokën, ne mund ta ndihmojmë atë që të dalë nga ky “moçal” balte ku e kemi futur. Ajo do të lulëzojë përsëri, madje më e fortë se dikur. Mendoni për pasurinë më të madhe,diellin që çdo mëngjes shpërndan rrezet në dritaret tona, për ujërat që rrjedhin ndër lugina, për qiellin e pafund e për shumë mrekulli që na bëjnë të ndihemi të veçantë. Pakësimi i makinave,mbjellja e pemëve,përdorimi i biçikletave mund të ndihmojnë në këtë mision.
Ne të gjithë mund t’ia dalim. Mund ta kthejmë Tokën në gjëndjen e saj të mëparshme.
Bashkohu me ne!


POEZI PËR TOKËN!

Tokë si je
Je Shumë e nxehtë dhe e zbehtë
Ti po nxehesh dalëngadalë,
E ne s'po bëjmë gjë qe ti t'Ia dalësh mbanë.

Shiko ç'të bëmë,
Ti na dhe jetë e ne po të shkatërrojmë nën tym e zjarr.
Shiko ç'të bëmë,
Tokë na fal.

Tokë na fal,
Për papërgjegjësinë e madhe
Që u bëmë shkak për ngrohjen globale

Mbill një pemë mos përto
Jepi tokës freski

Ne mund ta ndihmojmë që ajo të lulëzojë përsëri.



E shijuam shumë këtë projekt. 
FALEMINDERIT!












Comments

Popular posts from this blog

SADETE BALLIU - "SHKOLLA ADEM BEDALLI" PEQIN

Travel blog for Puka