SHKRIM -LEXIMI MEDIATIK



                 DISKUTIM MBI TË MËSUARIN DIGJITAL

      A keni dëgjuar për të lexuarit me audio? 

 


Duke e parë që zhvillimi i teknologjisë informative, që nga zbulimi i internetit deri të pajisjet e mençura, si telefonat, tabletat e kompjuterët dhe duke e parë që përdorimi i tyre tashmë është bërë përditshmëri, por edhe nevojë e domosdoshme për njerëzit në gjithë botën, duke mos përjashtuar as vendet ku jetojnë shqiptarët, krijimi i një librarie online, ku ofrohen vepra të ndryshme nga autorët shqiptarë e të huaj për lexuesit, do të kishte një efekt shumë pozitiv në edukim, rritje të lexueshmërisë, por edhe në ngritjen e vetëdijes shoqërore ndër shqiptarë.Adhuruesit e leximit mund të sjellim libra në formatin audio, pra me zë, çka e bënë leximin (dëgjimin) e tyre shumë me të lehtë dhe me të thjeshtë.

.Marrë parasysh dinamiken jetësore që kanë njerëzit sot, më shumë angazhime, duke filluar nga puna e përditshme, udhëtimet e ndryshme, familja, fëmijët e shumë çka tjetër, ndikon jo pak që leximit t’i mbetët pak e hiç kohë.Një nismë e tillë përveç atyre që zgjedhin të dëgjojnë në kufjet e tyre apo gjatë vozitjes, do të ishte ndihmesë shumë e madhe edhe për ata që për çfarëdo arsye, e kanë të pamundur leximin.Konsiderojmë që posedimi i librave në gjuhën shqipe në formatin audio, është një lehtësim edhe për diasporën që të qëndrojnë afër gjuhës amtare.

 Një platforme e tillë në telefonin tuaj do të ndihmonte që qasja në të mësuar të jetë shumë më e lehtë dhe më thjeshtë.pavarësisht se ku ndodhesh dhe çfarë jeni duke bërë.Gjithmonë duhet të kemi parasysh mbrojtjen e të dhënave tona dhe sigurisht të përdorim një gjuhë të pastër e të qartë pasi problematikat e gjuhës në medie sociale janë trajtuar edhe herë të tjera.Ne duhet të jemi më pranë të rinjve duke u përshtatur me qasjet e reja që dikton koha,por duhet të mbrojmë "si sytë e ballit" identitetin tonë kulturor,gjuhën shqipe. Kursi i gjuhës shqipe për nxënës me kombësi të huaj dhe nxënës me vështirësi në të nxënë

Mendojmë së bashku për alternativa të reja:


- A do të ishte ide e mirë sikur ne të krijonim disa vlogje online apo disa podcaste ku vetë nxënësit lexojnë libra artistikë duke dhuruar zërin e tyre? 




Comments

Popular posts from this blog

SADETE BALLIU - "SHKOLLA ADEM BEDALLI" PEQIN

Travel blog for Puka