Përshëndeje! Unë jam Teuta Lelaj, mësuese matematike në shkollën 9 - vjeçare "Kongresi i Manastirit", Tiranë. Më pëlqen shumë puna me nxënësit në projekte të ndryshme ndërkurrikulare dhe Etwinning na e ka dhënë këtë mundësi për t'i realizuar më së miri ato. Ja disa nga punët e projektit tonë: Biseda me Tokën! (Pjesë nga ditari i Albanës) U zgjova si çdo ditë tjetër me mendimin se do të ishte një mëngjes i zakonshëm karantine. Hap dritaren. Dielli shkëlqente e më dha një ndjesi të ngrohtë si asnjëherë më parë. Shikoj qiellin dhe zogjtë që vërtiten në atë qiell të pafund. Ah, më kaploi një dëshirë e pamundur atë çast. Sikur të isha një zog e të fluturoja nga këtu! Dielli ma bënte me sy, si për inat që ai ishte aty lart e unë këtu poshtë në dhomë. Dola nga dhoma, përqafova mamin e më tha: - Ke ndonjë mendim çfarë do bësh...