SADETE BALLIU - "SHKOLLA ADEM BEDALLI" PEQIN

PREZANTIMI YNË NË PROJEKT

Sadete Balliu - Shkolla "Adem Bedalli"-Peqin
Përshendetje.Unë jam Sadetja ,mësuese e lëndës së gjuhës shqipe në shkollën "Adem Bedalli"Peqin.Prej 25 vitesh jam munduar që krahas njohurive shkencore në lëndën e gjuhës të nxis dhe të zbuloj talentet e rinj ne artin e bukur të të shkruarit.Ndjehem mirë që jam pjesë e këtij projekti.Besoj se do të arrijmë të realizojmë një projekt të bukur duke parë dhe prezantimet e partnerëve të mi.
Suksese!


LOGOT DHE POSTERAT TANË











MËSIMI ONLINE DHE RISITË E TIJ

Mësimi online
Sfidat e mësuesve në mësimin online.
Mësimi online ka vështirësitë e tij,e kjo lidhurnga një sërë faktorësh:
1.Në disa e raste, kishte meësues që rezultuan të patrajnuar dhe se kapërcimi i tyre nga tabela apo nga shpjegimi me shkumës, tek tableti apo telefoni ishte nje sfidë më vete.
2.Shumë prindër të nxënësve nuk kishin te instaluar internetin ,pse jo kishte raste ku nuk kishin as telefon e kjo sillte përshtjellim në ndjekjen rregullisht të mësimit.
3.Problematika që shpesh prindërit ngrinin ishte pamundësia që hasnin për ti ardhur në ndihmë femijëvë  të tyre në kryerjen e mësimeve  e të detyrave të caktuara.Për këtë problematikë, shpëtimi ishte mësuesi , telefoni i te cilit tingëllin edhe në orën 12-të të natës..
4.Përqafimi i platformave të reja të mësimdhënies….
....por edhe pse problematikat janë të shumta mësuesit kanë ditur t’a përballojnë me sukses edhe këtë sfidë që ja imponojë  kjo situatë e pazakontë e një pandemie mbarë botërore.Gjithsecili prej nesh duhet të jetë më kërkues ndaj punës së tij pasi vetëm kështu ne jemi më pranë nxënësve tanë dhe korrim rezultatin e shumëpritur tek nxënësit tanë.

MODELE TË TEMAVE MËSIMORE


https://padlet.com/etwinningdays/Bookmarks

KUJDESEMI PËR TOKËN

 






Ankimi i Tokës
U zemërua shumë natyra
m'u mavijos fytyra
zjarr,tym,plehra mbuluar
lulet,zogjtë më janë larguar.

Dremis nën këmbë e plagosur
heshtja e njerëzve më vret
duar,trup të ngurosur
male,pyje të mbetur shkret.

Më mori malli për pak blerim
lirshëm të hap krahët e mpirë
humusin të kem ushqim
mbi dheun tim blerim i mbirë.

Kam kohë,vite dhe muaj
frikshëm këtu po jetoj
njerëz dua bujarinë tuaj
Si fllad i lehtë të fluturoj.
SADETE BALLIU


Hëna rozë
Hena Roze -Magji.
Fenomen magjik
E ne endemi merzitshem
ne metrat katrore te shtepive tona

Hena Roze buzeqesh
me lirine pa liri tonen
Endet madherishem ne gjithesi
Shkel syrin e padukshem
E humbet ne dritesi.

Hena Roze prane nje virusi
Perballe nje virusi perseri ajo.
Njerezit i bene te vegjel shpirti
Jo hapat qe hedhin ne toke ngado.
Sadete Balliu

Maskat!
Maskat po shihen shpesh
Te bardha,blu ,me lule ,pa lule
Maska,maske mbetet
Sidomos per njerezit jonjerezore

Mbuluan fytyren ,hundet ,buzet
Kot ,me vertet kot
Masken e shpirtit
Ia cjerr zemra zeze.
SADETE BALLIU
.














.

Comments

Popular posts from this blog

Travel blog for Puka